Farmacistët: Urdhri shkeli statutin, jemi të depolitizuar

Farmacistët: Urdhri shkeli statutin, jemi të depolitizuar

Pas takimit që zhvilloi ditën e djeshme Urdhri i Farmacistëve me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, farmacistët kanë reaguar duke u shprehur se ky Urdhër duhet të jetë i depolitizuar.

Duke iu referuar Satuti i UFSH, farmacistja Klodi Gishti thotë se në bazë të nenit 4 të tij, “Urdhri është person juridik i pavarur, krejtësisht profesional i shoqërisë civile. Ai është i depolitizuar dhe i departizuar, i hapur dhe i barabartë për të gjithë anëtarët, pavarësisht nga përkatësitë e tyre racore, fetare apo bindjet politike. Është kategorikisht e ndaluar që gjatë veprimtarisë së tyre, në organet e strukturat e të gjitha niveleve të Urdhrit, të diskutohen apo reflektohen dukuri ose probleme të karakterit politik, partiak, racor, etnik e fetar”.

Farmacistët pohojnë se nuk janë kundër ngritjes së problematikave që ka sistemi farmaceutik si privat dhe publik, por ato të adresohen tek instancat dhe institucionet e duhura, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy