Mbi 43 mijë fëmijë të lindur në 2021/ Rama: Edhe këtë vit bonusi i bebes

Mbi 43 mijë fëmijë të lindur në 2021/ Rama: Edhe këtë vit bonusi i bebes

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot numrin e bebeve që kanë përfituar bonusin gjatë vitit që lamë pas.

Rama bën me dije se gjatë vitit 2021 kanë lindur 43 581 fëmijë, të cilët kanë sjellë në familjet e tyre edhe bonusin e bebes.

Ndër të tjera ai thekson se edhe këtë vit garantohet bonusi i bebes për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë.

“43,581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas, bashkë me mbarësinë dhe gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.

115,764 fëmijë të lindur nga Janari 2019 kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale për të porsalindurit.

Edhe këtë vit, garantojmë bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë.

40,000 lek për fëmijën e parë;

80,000 lek për fëmijën e dytë;

120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej”, shkruan kryeministri

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy