Qeveria Hoti kufizon lëvizjen e personave mbi 65 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike (VIDEO)

Qeveria Hoti kufizon lëvizjen e personave mbi 65 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike (VIDEO)

Qeveria e Kosovës ka propozuar që të kufizohet qarkullimi i lëvizjes për personat mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike.

Sipas propozim-vendimit, qytetarët mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00 deri në orën 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej orës 18:00 deri në orën 21:00).

 “Qytetarët e moshuar (mbi moshën 65 vjeç) dhe qytetarët me sëmundje kronike (diabet, hipertensioni arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët më sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientët onkologjikë etj) mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00 deri në orën 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej orës 18:00 deri në orën 21:00)”, thuhet në propozim-vendimin e Qeverisë Hoti.

Qeveria Hoti ka paralajmëruar se do të marrë vendime rigoroze pas numrit të lartë të rasteve me COVID-19.

Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar marrjen e masave ndëshkimore ndaj qytetarëve që nuk marrin masat për mbrojtje nga koronavirusi.

Ai ka thënë se nga sot Policia dhe inspektorët do të fillojnë me informimin e publikut për nevojën e mbajtjes së maskave në hapësirat publike.

 “Policia e Kosovës do të fillojë më seriozisht monitorimin nëse po respektohen vendimet e Qeverisë. Së bashku me inspektorët do të fillojmë me informimin, e pas disa ditësh do të nisim edhe me marrjen e masave ndëshkimore”, ka thënë Qalaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy