Pas takimit me ministren Manastirliu për barnat e rimbursueshme, farmacistët tërhiqen nga protesta

Pas takimit me ministren Manastirliu për barnat e rimbursueshme, farmacistët tërhiqen nga protesta

Pas takimit me farmacistët, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se këta të fundit janë tërhequr nga protesta e tyre lidhur me kundërshtitë që kishin për listën e re të barnave të rimbursueshme.

Dy palët kanë rënë dakort këtë të enjte pas takimit që është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë mes ministres Ogerta Manastirliu dhe përfaqësuesve të Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma.

“Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm dhe cdo shqetësim do të zgjidhet me dialog. Që nesër ju do të vijoni në grupe të përbashkëta punë me Fondin për të adresuar aty ku është e mundur shqetësimet e ngritura prej jush”, ka deklaruar Manastirliu gjatë takimit me Toma.

Sipas Ministrisë, përfaqësuesja e Urdhrit të Farmacistëve, në emër të farmacistëve, shprehu vlerësimin për gjuhën e bashkëpunimit që gjeti për zgjidhjen e problematikave të ngritura prej tyre sa i takon kontratave të reja mes farmacive dhe FSDKSH.

Më herët, para se të zhvillohej ky takim, në deklaratë për mediat, Urdhri i Farmacistëve kishte paralajmëruar një grevë dyorëshe për ditën e premte, por që nuk dihet nëse kjo do të mbahet pas takimit të sotëm me ministren.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy