
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin evropian.
Rama ndau grafikun dyjavor të rasteve të konfirmuara me COVID-19 për 1 milionë banorë ku duket rënia drastike e rasteve të infektimeve në Shqipëri.

Që nga nisja e fushatës kombëtare të vaksinimit antikovid “Shqipëria buzëqesh” në vend janë kryer 800 mijë vaksinime.
Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur 911 mijë vaksina antiCovid.
Brenda muajit qershor, Qeveria synon të kryejë 1 milion vaksinime.



