Skema e mashtrimit për të sëmurët me tumor në QSUT, flasin familjarët e pacientëve (VIDEO)

Skema e mashtrimit për të sëmurët me tumor në QSUT, flasin familjarët e pacientëve (VIDEO)

Prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë të mashtrimit me pacientët e sëmurë me tumor, ku 7 mjekë mes të cilëve edhe zv/drejtoresha e QSUNT-së, Brikena Qirjazi, janë nën hetim.

Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi.

Drupal Ad

 

 

 

Gazetari Besmir Pula në një raportim nga QSUT-ja për MCN Live mori prononcime nga disa familjarë të pacientëve.

I pashë lajmet. Mirë kanë bërë, hallall. Shyqyr Zotit që është dikush që denoncon”, u shpreh një zonjë.

Ndërkaq një zotëri tha: “Kam një operacion, motrën time. Shërbimi është bërë shumë i mirë, korrekt. Prokuroria bën punën e vet”.

Në njoftimin e Prokurorisë në lidhje me rastin thuhej gjithashtu se: 

"Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të  diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy