ISHP merr dhe 29 mijë teste të tjera ndihmë nga USAID

ISHP merr dhe 29 mijë teste të tjera ndihmë nga USAID

USIAD ka dorëzuar 29 mijë teste për Institutin e Shëndetit Publik. Në një njoftim për mediat, USAID njofton se kjo është ndihmë që jepet për Shqipërinë për përballimin e situatës së pandemisë së krijuar nga COVID-19.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që prej fillimit të pandemsië ka dhënë më shumë se 1.5 miliard dollarësh ndihmë me qëllimin për të luftuar pandeminë në të gjithë botën.

“USAID/Albania dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë”, shkruhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy