Rama ndan “Medalje të artë” për nxënësit ekselentë

Rama ndan “Medalje të artë” për nxënësit ekselentë

Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot në një konferencë në ditën e fundit të fushatës, ka zgjedhur që të ndajë “Medalje të artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera.

Rama si model frymëzimi për shumë të rinj, kreu i qeverisë solli shembullin e sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho.

“Ajo iu thoshte se; një ditë do të këndonte për La Scala. Duke i tejkaluar parashikimet, ajo arriti që të këndonte jo vetëm në La Scala, por në të gjitha skenat prestigjioze. Ajo ka ambicien që të qëndrojë sopranoja më në majë, të thyej limitet e moshës. Por në botën e operas, ka një limit kohor për të qenë në majë. Konkurrenca është e llahtarshme. Një ditë kam biseduar me Emonelën dhe jam pataksur nga orët e stërvitjes që ajo bën. Një stërvitje e muskujve të thellë. Stërvitje që praktikisht e ka shpikur vetë duke bashkëpunuar me trajnerë të famshëm. Sot e gjithë ditën është në maj. Një ëndërr që njeriu e sheh me sy hapur mund ta realizojë. Të gjithë mund të shohim ëndrra me sy hapur, por varët nga karakteri realizimi i tyre. Sot dua t’u them juve një ‘Faleminderit’ të madhe, për një arsye të thjesht. Jam i bindur se ju të gjithë keni histori të ndryshme. mes jush ka vajza dhe djem që vijnë nga familje me të ardhura modeste”, tha Rama.

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, gjatë fjalës së saj u shpreh se këta nxënës kanë arritur këtë sukses falë punës dhe vullnetit të tyre.

“Gjatë këtyre viteve të fundit, ju keni patur mësues më të kualifikuar, keni mësuar me tekste të Oxford dhe Cambridge, me programe dhe kurrikula të bazuara në kompetenca, duke u bërë më të aftë të studioni edhe në universitetet më të mira e prestigjioze të botës. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që 10 maturantë ekselentë sot nuk i kemi këtu të pranishëm, por ata na bëjnë krenare njësoj si ju, sepse studiojnë jashtë vendit dhe vazhdojnë të shkëlqejnë me rezultatet e tyre” – u shpreh ministrja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy