AKEP: Shqiptarët më pak thirrje e mesazhe gjatë vitit 2019

AKEP: Shqiptarët më pak thirrje e mesazhe gjatë vitit 2019

Qytetarët shqiptarë gjatë tremujorit të tretë të vitit realizuan më pak thirrje dhe mesazhe përmes celularit, ndërsa përdorën më tepër internet.

Sipas statistikave të publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) sasia e trafikut data (internet) në rrjetet celuare gjatë tremujorit të tretë të 2019-s ishte rreth 20.2 milion giga byte.

Një përdorues aktiv i celularit ka përdorur 3.4 GB internet në muaj në tremujorin e tretë të 2019-s, që përbën një rritje prej 23.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-s.

Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga përdoruesit celularë në Shqipëri në periudhën korrik-shtator 2019 ishte rreth 1.4 miliardë minuta me një rënie prej 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-s.

Ndërsa numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në 3-mujorin e tretë të 2019-s ishte rreth 237 milion që përbën një rënie me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy