10 shtatori, Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve

10 shtatori, Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve

​10 shtatori është përcaktuar si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në mbarë botën se vetëvrasja mund të parandalohet.

Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve (WSPD) është themeluar në vitin 2003 nga Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ky fenomen është rritur me 60% në mbarë botën gjatë 45 viteve të fundit.

Rreth 3000 njerëz kryejnë vetëvrasje brenda një dite në mbarë botën dhe për çdo vetëvrasje të kryer, rreth 20 të tjerë mund të tentojnë t’i japin fund jetës. Po sipas OBSH, çdo vit, rreth 1 milion njerëz vdesin nga vetëvrasja.

10 shtatori i çdo viti synon të përqendrojë vëmendjen në këtë çështje, të reduktojë stigmën dhe të rrisë ndërgjegjësimin e organizatave, qeverive dhe publikut, duke dhënë një mesazh të veçantë se vetëvrasjet janë të parandalueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy