Koronavirusi shkakton probleme fizike dhe kognitive edhe pas shërimit

Koronavirusi shkakton probleme fizike dhe kognitive edhe pas shërimit

Koronavirusi mund të shkaktojë probleme fizike dhe kognitive edhe pas shërimit. Hipoteza është hedhur nga profesori Nicholas Hart, mjeku që shëroi kryeministrin britanik Boris Johnson nga koronavirusi.

Hart ka deklaruar se edhe pas shërimit nga sëmundja, një numër shumë i madh i pacientëve do të paraqesin probleme fizike, kognitive dhe psikologjike.

Koronavirusi është poliomieliti i kësaj gjenerate”, tha ai për Daily Mail.

Pasi u kthye në shtëpi, Boris Johnson e pranoi se kishte kaluar ditë të vështira, duke falendëruar stafin e Spitalit St Thomas për kujdesin e shkëlqyer që treguan ndaj tij.

Është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të falenderuar sistemin shëndetësor kombëtar për shpëtimin e jetës”, tha kryeministri përmes një mesazhi me video të postuar në Twitter.

Prindërit e rinj Boris Johnson dhe Carrie Symonds ditën e djeshme deklaruan se djali i tyre do të quhej Wilfred Lawrie Nicholas Johnson në respekt të profesorëve që i ofruan kujdes dhe ndihmë kryeministrit, gjatë ditëve të tij të vështira në spital.

Në veçanti, emri i tretë Nicholas, u përzgjodh si një falendërim jo vetëm për profesorin Nicholas Hart, por edhe për Nicholas Price, profesorin tjetër që ndihmoi kryeministrin britanik.

Lindja e foshnjes së tyre erdhi disa javë pas daljes së Johnson nga spitali.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy