Bashkia Fier çon dëm rrugën Cakran-Varibop (VIDEO)

Bashkia Fier çon dëm rrugën Cakran-Varibop (VIDEO)

Në fshatin Varibop të qendrës administrative Cakran në qytetin e Fierit, investimi për rrugën që u bë në mars të vitit 2025, mund të thuhet tashmë se u shpërdorua edhe ajo pjesë e punës që u bë. 

 

Në mars të vitit të shkuar fillimi i punimeve u inaugurua edhe nga kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi. Tashmë që ekipi i emisionit “Xhadat” në MCN TV kthehet, konstatohet që gjithçka është shkatërruar sërish. 

 

Çakulli që u hodh në atë kohë është zhdukur nga shirat dhe rruga është bërë sërish gjithë gropa. Në një pjesë të madhe të rrugës ka dalë në sipërfaqe bitumi i cili ka aty prej shumë dekadash. 

 

Banorët ankohen për kushtet e këqija dhe ndihen të braktisur nga pushteti dhe politika. Politikanët i shohim vetëm kur ka votime, ndërsa më pas askush nuk do t’ia dijë më për ne.

 

Ndërsa duke ecur filmohet përgjatë fshatit, nën sipërfaqen e rrugës konstatohet edhe shumë ujë si pasojë e çarjes së tubave të ujësjellësit, çka do të thotë se edhe uji tashmë shpërdorohet ndërsa banorët vuajnë pasojat. 

 

Çështja e ujit është një problem vërtet shumë i madh. Banorët shprehen se rrjeti është shumë i amortizuar dhe nëse në këtë periudhë kemi rreth 2 apo 3 orë në ditë, në verë nuk kanë fare. 

 

Ndërsa ujërat e zeza të fshatit derdhen anës rrugës dhe shpërndahen ku t’i çojë rrjedha, pa pasur një sistem të mbledhjes apo kanalizime të posaçme.

 

Për të kërkuar një përgjigje rreth situatës, “Xhadat” shkuan pranë qendrës administrative Cakran që është një ndër qendrat administrative më të mëdha në Shqipëri. Në kohën kur ato shkojnë së bashku me shumë banorë të fshatit për të marrë një shpjegim, nuk gjejnë askënd që të mund t’i sqarojë, megjithatë ato gjejnë numrin e telefonit të kryetarit të qendrës administrative z. Ferdinant Korçari që thotë atë përgjigjen klishe, “Jam me punë në terren”. 

 

"Xhadat" i thonë të iu japë adresën se ku ndodhet, por ai sigurisht e shmang këtë përgjigje. Ai premton që ka komunikuar në telefon me përfaqësues të bashkisë së Fierit.

 

Duke menduar se në Bashkinë e Fierit i presin për të dhënë një shpjegim, nxitojnë gjithë gëzim. Hyjnë në ambientet e bashkisë dhe u thonë punonjësve të recepsionit se kush janë dhe çfarë kërkojnë. Pas pak iu thonë se e vetmja mënyrë për të marrë një përgjigje është që të bëjmë një kërkesë me shkrim. 

 

Pasi i thonë që kërkojnë të takojnë një përfaqësues për marrëdhëniet me mediat dhe hasin në vesh të shurdhët, detyrohen që të bëjnë atë shkresën tipike që është për të shmangur përgjegjësitë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy