Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Kumbaro: Respektoni afatet dhe rregullat

Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Kumbaro: Respektoni afatet dhe rregullat

Kanë nisur sot aplikimet për regjistrimet në klasën e parë dhe të dhjetë përmes platformës eAlbania.

 

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, përmes një videomesazhi, theksoi respektimin e afateve dhe rregullave për regjistrimin me qëllim që bashkitë dhe zyrat arsimore të planifikojnë punën për vitin e ri shkollor.

 

Sot është data 6 korrik dhe ka filluar regjistrimi i fëmijëve për vitin shkollor 2026-2027. Afati është 6 korrik deri në 31 korrik, në E-Albania të gjithë prindërit duhet të fillojnë procesin e regjistrimit në shkollë. 

 

Me shumë rëndësi për fëmijët që regjistrohen për herë të parë në klasë të parë, por edhe ata që kalojnë nga cikli 9-vjeçar në shkollën e mesme, pra në klasën e 10-të, është shumë e rëndësishme të ndiqni udhëzimet në E-Albania. 

 

Duhen respektuar rregullat për të regjistruar fëmijët në ato shkolla që janë përcaktuar pranë vendbanimit tuaj. 

 

Është shumë e rëndësishme, shumë e dobishme, për të bërë planifikimin e orëve të mësimit, e shkollave, si për bashkitë, ashtu edhe për Zyrat Vendore Arsimore që kanë nisur punën për vitin e ardhshëm. 

 

Pra edhe një herë, duke filluar nga sot, data 6 korrik, deri në 31 korrik, portali do të jetë i hapur. Keni këto javë për të vendosur se cila është zgjedhja për fëmijët tuaj”,  ishte mesazhi i ministres Kumbaro.

 

Sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 korrik për regjistrimet në kasën e parë dhe regjistrimet në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar.

 

Për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të ndjekin gjimnazin me kohë të pjesshme regjistrimet do të jenë të hapura deri më 11 shtator. 

 

Kurse nxënësit që dëshirojnë të regjistrohen në shkollat e mesme profesionale, kanë afat datën 30 shtator përmes portalit eAlbania.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy