Profesor Luc Montagnier, fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 2008, është shprehur se Covid-19 doli aksidentalisht nga një laborator kinez në Vuhan, i specializuar në kërkimin e vaksinës ndaj HIV/AIDS.
Montagnier, i cili në vitin 1983 zbuloi virusin HIV, hodhi dyshime të forta se në një laborator kinez të Vuhanit, janë bërë kërkime për zbulimin e vaksinës ndaj HIV, por diçka aty ka shkuar keq.
Një qëndrim i tillë i profesorit erdhi përgjatë ndërhyrjes së tij në emisionin “Pourquoi Doctor”, një emision ky i specializuar për temat e shëndetit dhe mjekësisë.
Montagnier përqafon tezën e hedhur nga burime të ndryshme javët e fundit, sipas të cilave, koronavirusi që ka vrarë deri më tani gati 150 mijë persona në të gjithë botën është rezultat i një gabimi laboratorik dhe nuk ka ardhur si pasojë e gjenerimit natyral nga tregjet e kafshëve në Vuhan të Kinës.
“Laboratori i Vuhan është i specializuar për trajtimin e koronaviruseve që nga vitit 2000. Ata kanë ekspertizë në këtë fushë. Brenda atij ambienti kanë ‘luajtur’ nxënësit e magjistratit. Kanë futur sekuencën e HIV në gjenomin e koronavirusit në përpjekje për të krijuar vaksinën e HIV. Prandaj koronavirusi i ri është një virus i dalë nga laboratori kinez”, tha ai.
Një mendim i tillë është përkrahur edhe nga matematicieni Claude Perres.
Fituesi i Nobelit në Mjekësi tha se historia se virusi ka ardhur nga kafshët është një legjendë e bukur, por e pamundur.
Ky pretendim forcon dyshimet e shprehura edhe në një deklaratë të presidentit francez Emmanuel Macron ku ka thënë: Disa gjëra kanë ndodhur atje që ne nuk i dimë.
Hamendësime të tilla po analizohen edhe nga autoritetet amerikane.



