Indi/ Turistët thyejnë izolimin, policia i detyron të shkruajnë 500 herë: Më vjen keq

Indi/ Turistët thyejnë izolimin, policia i detyron të shkruajnë 500 herë: Më vjen keq

Një grup turistësh në Indi të ardhur nga Izraeli, Meksika, Australia dhe Austria, pasi thyen rregullat e izolimit u detyruan nga policia të shkruajnë në një letër të bardhë 500 herë: Unë nuk e kam respektuar bllokimin. Më vjen keq.  

Ky dënim erdhi me arsyen se 10 turistë thyen rregullat e izolimit të vendosura nga autoritetet vendase si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

India ka raportuar 10 mijë persona të infektuar deri më tani me Covid-19 dhe ka raportuar mbi 300 viktima.

Por edhe në Indi qeveria ka ndërmarrë disa masa paraprake kundër virusit, duke imponuar izolimin e banorëve dhe kufizim të udhëtimeve për disa javë, por këta 10 turistë, të ardhur nga vende të ndryshme, u kapën duke shëtitur nga autoritetet vendase.

Si ndëshkim, policia vendase, mendoi se turistët duhet të shkruanin në një letër të bardhë: Unë nuk i respektova rregullat e bllokimit, kështu që më vjen keq”.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Tapovan në shtetin e Rishikesh.

Ne u informuam se disa të huaj nuk po respektojnë rregullat e izolimit dhe po shkojnë në plazh. Për këtë arsye, së bashku me kolegët e tjerë, vendosëm të bënim një kontroll më të plotë për të zbuluar se me të vërtetë këta 10 persona ishin duke shkuar atje”, tha Vinod Kumar, kreu i pikës së kontrollit të policisë vendore.

Kumar u ka treguar turistëve se dalja e tyre për banjo dielli është e ndaluar, pasi në këtë periudhë njerëzit mund të lëviznin vetëm për të blerë produkte bazike për të jetuar dhe çdo dalje tjetër do të ndëshkohej nga autoritetet.

“Unë u kërkova kolegëve të sillnin 50 fletë të bardha, më pas u dhashë nga pesë fletë secilit prej turistëve, duke i detyruar të shkruajnë nga 500 herë si dënim, fjalët: Unë nuk e kam respektuar bllokimin. Më vjen keq”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy