“Guardian”: Plazhi shqiptar me i miri në Evropë

“Guardian”: Plazhi shqiptar me i miri në Evropë

Prestigjiozja britanike “Guardian” ka renditur disa nga plazhet më të mira në Evropë, ku në vend të dytë është plazhi i Drimadhes në Shqipëri.

Teksa sezoni turistik veror po afron, ky është një lajm i mirë për turizmin shqiptar dhe britanikja u këshillon lexuesve të saj që ta vizitojnë.

“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi kryesor i Drymadhes është me të vërtetë guror, por kthehuni majtas dhe ecni për 10 minuta dhe do të gjeni plazhe plotësisht me rërë të bardhë. Deti është pa dyshim i qartë dhe ka një temperaturë të përshtatshme”, shkruan gazeta britanike.

Guardia thotë se atje mund të gjeni çadrat e kampingut 8 euro nata, me dyshekë dhe shtroje të pastra, përveç bareve dhe kuzhinës si dhe sendet e tjera të domosdoshme.

Në listë janë edhe shumë plazhe të tjera që përfshijnë ishujt holandezë, ato Faroe, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy