Midis viteve 1995 dhe 2010, përqendrimi i mërkurit të lëshuar në mjedis (kryesisht në det) në hemisferën veriore ra me 30%, falë ligjeve dhe rregulloreve gjithnjë e më kufizuese. E megjithatë, te peshqit që jetojnë në këto dete jo gjithmonë është parë rënie e përqendrimit të metilmërkurit, derivati inorganik dhe toksik i mërkurit, i cili formohet në te peshqit pas kombinimit me florën bakteriale. Në disa raste nivelet në të vërtetë kanë rënë, por në të tjera ato janë rritur, dhe janë të destinuara të vazhdojnë të rriten më tej. Faji është në thelb i dy faktorëve: peshkimi në nivele të larta dhe ngrohja globale.
Për të demonstruar se prania e mërkurit te peshku është shumë më komplekse sesa pritej, vjen një studim i publikuar në “Nature” nga një ekip i udhëhequr nga studiues të Harvardit, të cilët kanë studiuar në thellësi atë që ndodhi në tre dekadat e fundit në një zonë specifike të detit, Gjiri i Maine-it, duke filluar nga ekzaminimi i dy peshqve që ndajnë, përveç ekosistemit, edhe zinxhirin ushqimor. Këtu del fakti i parë befasues: në vitet ‘70, te peshku merluc, metilmërkuri ishte mesatarisht 6-20% më i ulët se në fillim të viteve 2000, ndërsa te një lloj tjetër peshku (gjembaçi) ishte 33-61% më i lartë. Si ka ndodhur kjo?
Sipas autorëve, kjo varet nga peshkimi në nivele të larta i harengës, që ka ndodhur në vitet ‘70. Harenga ishte ushqimi i përzgjedhur nga të dy llojet e peshqve, por, për shkak të zhdukjes së një ushqimi kaq të rëndësishëm, merluci nisi të ushqehej me peshq me madhësi dhe karakteristika të ngjashme, kryesisht sardelet dhe alot, ndërsa peshku gjembaç preferoi të përqëndrohej te kallamarët dhe të tjerë cefalopodë, të cilët kanë shumë mërkur. Në fillim të viteve 2000, kur harenga ripopulloi Gjirin, merluci u kthye në një dietë me më shumë metilmërkur, ndërsa lloji tjetër i analizuar nga studimi me më pak. Kjo shpjegon pjesërisht dallimet e dukshme sot.
Faktori i dytë është temperatura më e lartë e ujit, sepse sa më shumë rritet, aq më e madhe është nevoja që këta peshq të hanë dhe, për pasojë edhe tendenca për të gjeneruar metilmërkur. Kështu, për shembull, midis viteve 2012 dhe 2017 në Gjirin e Maine-it, sasia e metilmërkurit te peshku ton është rritur me 3.5% në vit pikërisht për shkak të aktivitetit më të madh grabitqar të shkaktuar nga rritja e temperaturave të ujit. Sipas vlerësimeve të bëra nga studiuesit, në një rritje të një shkalle në krahasim me fillimin e viteve 2000, ekziston një rritje mesatare e metilmërkurit prej 32% te merluc dhe 70% te peshku gjembaç.
Metilmërkuri është i dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe duhet shmangur sidomos në nga gratë që synojnë të kenë një fëmijë ose janë shtatzënë (për shkak të efekteve në zhvillimin e trurit dhe zemër).



