
Dritat e Pemës së Vitit të Ri te Pazari i Ri shënuan simbolikisht sonte mbërritjen e festave dhe atmosferës së gëzueshme në kryeqytet.
Siç është bërë traditë tashmë, Pazari i Ri, një nga hapësirat më të bukura dhe të frekuentuara në Tiranë, ndezi i pari dritat e Pemës së Vitit të Ri.
Kryetari i Bashkisё së Tiranёs, Erion Veliaj, ka çelur zyrtarisht siparin e festave të fundvitit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
“E nisim nga Pazari i Ri ndriçimin e qytetit, me dritat vezulluese shumëngjyrëshe”, shkruan Veliaj.
Nën një atmosferë festive, grupi i të të vegjëlve dhuruan emocione me koreografinë e tyre, nёn tingujt e këngëve tё Krishtlindjeve, në skenën e improvizuar te Pazari i Ri.
Pas Pazarit të Ri, dritat e festave do të ndizen te “Kalaja” dhe më pas te Sheshi “Skënderbej”.



