Kina dhe India “përplasen” në kufi, shkaktohen 20 viktima

Kina dhe India “përplasen” në kufi, shkaktohen 20 viktima

Kina dhe India kanë akuzuar njëra-tjetrën për provokimin e përplasjes ku mbetën të paktën 20 ushtarë indianë të vrarë.

Të martën në mëngjes, ushtria indiane tha se tre ushtarë të saj kishin vdekur në një përleshje me forcat kineze në Ladakh, në rajonin e Kashmirit.

Autoritetet deklaruan më vonë se 17 trupa ushtarake nga radhët e ushtrisë indiane u plagosën rëndë dhe për pasojë të plagëve të marra ata humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 20.

Është e çuditshme, por beteja e të martës raportohet se u zhvillua me gurë dhe shkopinj.

Të dyja palët këmbëngulin se asnjë plumb nuk është qëlluar në katër dekada dhe ushtria indiane e konfirmoi faktin se nuk pati të shtëna gjatë kësaj përleshje.

Në deklaratën e saj për mediat, theksohet se ushtarët e plagosur ishin gjithashtu të ekspozuar ndaj temperaturave të larta.

Mirëpo, një përplasje që nuk ka patur shkëmbim zjarri, mund të shkaktojë kaq viktima është ende e paqartë, edhe pse mediat raportojnë se ushtarët indianë ishin “rrahur për vdekje”.

Ministria e punëve të jashtme të Indisë akuzoi Kinën për shkeljen e një marrëveshje të arritur javën e kaluar për të respektuar Linjën e Kontrollit Aktual (vija kufitare).

Kina nuk e konfirmoi numrin e viktimave, por akuzoi Indinë që kaloi kufirin në anën kineze.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy