Dalin pamje shqetësuese nga uthulla që përdorej nga kompania “Sori-al” për studentët e Akademisë së Sigurisë së policisë, të cilët përfunduan në spital të helmuar.
Në videon e siguruar nga MCN TV, shihen pamjet teksa uthulla e shërbyer për studentët është e mbushur me krimba.
Kujtojmë se kompania “Sori-al” shpërndan ushqim në disa nga spitalet kryesore në vend dhe disa prej drejtorive të policisë.
Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, është shpallur në kërkim administratorja e firmës, Alma Tafani, ndërsa janë arrestuar kuzhinieri i kompanisë Kujtim Ballgjini dhe teknologia Kristjana Plaka.



