Përgjegjës për vrasjen e 12 mijë personave në regjimin e Pol Potit/ “Shoku Duch” vdes në moshën 77-vjeçare në Kamboxhia

Përgjegjës për vrasjen e 12 mijë personave në regjimin e Pol Potit/ “Shoku Duch” vdes në moshën 77-vjeçare në Kamboxhia

Komandanti i Khmer Rouge, i njohur si “Shoku Duch”, vrasësi kryesor i regjimit të Pol Potit dhe shefi i sigurisë që mbikëqyri vrasjen masive të të paktën 14 mijë kamboxhianëve në burgun famëkeq Tuol Sleng, vdiq të mërkurën. Ai ishte 77-vjeç.

Kaing Guek Eav ose “Shoku Duch”, ishte figura e parë e Khmer Rouge, i cili dha llogari para një gjykate për rolin e tij që luajti në një prej regjimeve më gjakatare, i cili vrau të paktën 1.7 milionë njerëz, një e katërta e popullsisë së Kamboxhias, nga vitet 1975-1979.

Ai ndërroi jetë në orën 00:52 të mëngjesit, në spitalin “Khmer Soviet Friendship Hospital” në Phnom Penh, tha zëdhënësi i gjykatës Neth Pheaktra. Zëdhënësi nuk dha detaje për shkakun e vdekjes, edhe pse Duch kishte qenë i sëmurë vitet e fundit.

Mësohet se si kreu i Tuol Sleng, ai kryesoi torturat dhe ekzekutimet e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve.

Të burgosurit u detyruan të japin shpjegime të hollësishme dhe duke implikuar familjarët e tyre si të supozuar armiq të revolucionit.

Shumë prej tyre u detyruan të hapin vetë varrin e tyre.

Në kohën e gjyqit të tij, Duch kishte shprehur keqardhje për krimet e tij, në vitin 2009, ai i tha gjykatës: "Unë jam i vetmi përgjegjës për humbjen e të paktën 12,380 jetëve.”

Vdekja e tij ishte "një kujtesë se drejtësia është një proces i gjatë dhe i vështirë, ndoshta kjo mund të sjellë një kënaqësi për të gjallët, dhe të rënët tani mund të pushojnë në paqe", tha Youk Chhang, drejtori i Qendrës së Dokumentimit të Kamboxias.

Burgu, i cili ishte vendosur në një shkollë të mesme në qendër të Phnom Penh, u bë një simbol i brutalitetit të regjimit të Khmer Rouge.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy