Përfundon dezinsektimi në tetë zonat bregdetare të Shqipërisë

Përfundon dezinsektimi në tetë zonat bregdetare të Shqipërisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot përfundimin e trajtimit të tretë të dezinsektimit në disa prej zonave bregdetare të vendit”.

Ndërsa ndau foto nga ky proces i rëndësishëm për shëndetin publik, Manastirliu u shpreh se “është kryer tashmë trajtimi i tretë i dezinsektimit në zonat e Golemit, Qerretit, Spillesë, Vlorës, Orikumit, Sarandës, Ksamilit dhe Parkut Kombëtar të Butrintit”.

“Vijon pa u ndalur ky program kombëtar me rëndësi për shëndetin publik, me trajtimet edhe në Tiranë, Durrës, në Gjirin e Lalzit, Fier, Darëzezë, Divjakë, Shëngjin, Velipojë dhe në gjithë zonat e përcaktuara nga ekspertët”, tha ministrja.

Programi i dezinsektimit për parandalimin e sëmundjeve të transmetueshme nga mushkonjat, po vijon në të gjitha zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.

Deri tani janë kryer trajtime sipas gjetjeve të monitorimit paraprak nga entomologët e ISHP, sipas kërkesave të NJVKSH-ve.

Zonat e njohura për këto trajtime, nga Velipoja në Parkun Kombëtar të Butrintit, përfshirë dhe zona urbane si Tirana, Divjaka etj., përbëjnë një sipërfaqe rreth 4000 ha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy