17 tetor,​ Dita Ndërkombëtare e luftës kundër varfërisë

17 tetor,​ Dita Ndërkombëtare e luftës kundër varfërisë

Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. Që prej vitit 1993, kjo ditë ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim

Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.

Në 17 tetor të vitit 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme, dhunës dhe urisë.

Që prej atij momenti individë dhe organizatat në mbarë botën e shohin 17 tetorin si një ditë ku mund të rikujtohet  përkushtimi i tyre për t’i dhënë fund varfërisë.

Dita e luftës kundër varfërisë po festohet në një kohë kur pothuajse një miliard njerëz në mbarë botën po vdesin nga uria dhe po rritet numri i atyre që nuk kanë para as për nevojat elementare.

Gjithashtu vlerësohet se një e katërta e popullsisë në botë është jashtëzakonisht e varfër, duke jetuar me një dollar në ditë. Shqetësues është fakti se 2.6 milionë fëmijë vdesin çdo vit si pasojë e kequshqyerjes, që është një e treta e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy