Hong Kong-u urdhëron zyrtarët e tij të mos flasin me diplomatët amerikanë

Hong Kong-u urdhëron zyrtarët e tij të mos flasin me diplomatët amerikanë

Në mungesë të një autorizimi, zyrtarët e Hong Kongut e kanë të ndaluar të takohen ose të flasin në telefon me diplomatë të konsullatës amerikane në qytet.

South China Morning Post raporton se udhëzimet e reja, të dhëna verbalisht javën e kaluar, theksojnë se të gjithë punonjësit publik të Hong Kongut nuk duhet të pranojnë ftesa për takime ose për seminare të organizuara nga konsullata amerikane pa një autorizim paraprak.

Çdo ftesë e marrë nga diplomatët amerikanë, duhet të raportohet dhe kërkesat do të trajtohen rast pas rasti.

Kufizimet e para erdhën dy javë më parë, kur Kina vendosi “kufizime të ndërsjella” për të gjithë diplomatët amerikanë në vend, gjithashtu edhe në Hong Kong si përgjigje të shtrëngimit të nisur kundër veprimtarisë se ambasadës dhe konsullatave të saj në Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Jashtme e Hong Kongut, specifikoi se qëllimi ishte të nxiste SHBA-në të shfuqizonte vendimet e gabuara sa më shpejt të jetë e mundur.

Pala kineze kishte dërguar kohët e fundit një notë proteste, duke njoftuar kufizime të ndërsjella në ambasadën dhe konsullatat e SHBA-së, përfshirë konsullatën e përgjithshme të Hong Kongut.

Mirëpo, në këtë periudhë, kufizimet janë akoma edhe më të ashpëra, pasi zyrtarët thejshtë duhet të thonë: “Unë nuk mund të flas me ty”  dhe të mbyllin telefonin kur marrin telefonata nga stafi i Konsullatës Amerikane.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy