Krime mjedisore, procedohen penalisht 15 persona në qarkun e Dibrës

Krime mjedisore, procedohen penalisht 15 persona në qarkun e Dibrës

Policia e Dibrës njofton se ka proceduar penalisht 15 persona për krime të ndryshme mjedisore.

Sipas policisë së Dibrës, të proceduarit janë nga gjithë qarku dhe dyshohet se kanë kryer vepra penale që lidhen me krime ndaj mjedisit.

Prej kohësh, në Dibër, por jo vetëm, është ngritur shqetësimi për prerje të pyjeve dhe dëmtim të mjedisit.

Policia thotë se si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, gjatë muajit gusht, kanë evidentuar dhe goditur 15 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit :

L.R., banues në Bulqizë; XH. H., H. Ç., R. K., A. K., A. Ç., banues në Dibër , pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte , pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit:

B.M., A. M., A. A., banues në Bulqizë; G I., SH. G., A. B., banues në Dibër; I.C., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e Mat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy