Kontributi i grave në shkencën shqiptare (VIDEO)

Kontributi i grave në shkencën shqiptare (VIDEO)

Nisma e një grupi studentësh të Fakultetit të Shkencave të Natyrës për të përkujtuar kontributin e grave në fushën e kërkimit shkencor u finalizua me një aktivitet që u mbajt në Akademinë e Shkencave.

Përfaqësimi i gruas shqiptare në kërkimin shkencor erdhi pëmes vlerësimit të kontributit të dhjetë figurave që nga Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, Shaqe Çoba, Shqipe Buzuku, Sabiha Kasimati e deri te Mirela Ciperani, Mimoza Kore, Laura Mersini, Pranvera Lazo, Majlinda Lako. 

Sa i vështirë është për një grua angazhimi në kërkimin shkencor në Shqipëri? Majlinda Vasjari, pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës thotë se pasioni është forca shtytëse, në një rrugë që megjithë vështirësitë e saj, nuk ka pengesa të karakterit gjinor.

Të merresh me kërkim shkencor është e vështirë, si për burrat edhe për gratë. Ndoshta për gratë pak më e vështirë pasi kanë edhe angazhime të tjera familjare. Megjithëse është e vështirë, nuk është e pamundur. Nëse ke dëshirë dhe pasion, arrin të kesh sukses në karrierë. Nëse mendon të vlerësosh aktivitetin shkencor, nuk ka njeri që të të pengojë. 

Ndërsa për astrofizikanen Mimoza Hafizi,  problemi më i madh qëndron te arsimi dhe rëndësia që i duhet dhënë si ndikues direkt i progresit shoqëror.

Mendoj se problemi i parë është arsimi, shkenca dhe pastaj pason roli i gruas në shkencë. Nëse shoqëria e vlerëson aq sa duhet rolin e madh dhe të jashtëzakonshëm që ka arsimi për progres, atëherë edhe cështja e kontributit të gruas do të ishte e përfshirë. Ne nuk kemi një problem të veçantë në Shqipëri roli i gruas në shkencë, por për rolin e shkencës dhe arsimit në shoqërinë shqiptare. Por kjo ditë shërben për të sensibilizuar besoj kryesisht stadin ku ndodhet shkenca në Shqipëri dhe nevoja emergjente që ka për një vëmendje nga shoqëria.

Në vitin 2016, Kombet e Bashkuara shpallën 11 shkurtin si Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë. Arsyeja kryesore për këtë nismë ishte inkurajimi i më shumë vajzave dhe grave për t’u angazhuar në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy