12 tetori, Dita Botërore e Artritit

12 tetori, Dita Botërore e Artritit

Dita Botërore e Artritit festohet çdo vit më 12 tetor për të përhapur ndërgjegjësimin për ekzistencën dhe ndikimin e sëmundjeve reumatike dhe muskulo-skeletale.

Kjo ditë është vendosur që në 12 tetor të vitit 1996, mbështetet nga EULAR, i cili është organizmi më i lartë shëndetësor për sëmundjet e reumatizmës.

Kjo ditë është një iniciativë globale për të ndihmuar të gjithë njerëzit që vuajnë nga këto patologji dhe për t’i sensibilizuar ato për t’u përkujdesur për shëndetin e tyre.

Sëmundjet reumatizmale inflamatore më të shpeshta janë: artriti reumatoid, spondiliti ankilozant, sëmundjet sistemike autoimune të indit lidhor, artriti reaktiv, artriti psoriatik, polimialgjia reumatika.

Sëmundjet reumatizmale joinflamatore më të shpeshta janë: sëmundjet degjenerative të kolonës vertebrale, osteoartrit, osteoporoza dhe fibromialgjia.

Sëmundjet reumatizmale prekin ¼ e popullsisë të Evropës, rreth 120 milion njerëz.

Pothuajse çdo familje në Evropë ka një anëtar të saj me sëmundje reumatizmale. Këto sëmundje prekin si meshkuj ashtu edhe femra, të të gjitha moshave përfshirë edhe fëmijët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy