Në nisje të këtij sezoni turistik, Qarku i Vlorës vijon të përballet me një sërë problematikash që lidhen me sigurinë në plazhe dhe menaxhimin e hapësirës detare.
Mungesa e rojeve bregdetare, mos përcaktimi i korridoreve ujore dhe vonesat për kontratat e plazheve janë ndër shqetësimet kryesore, të evidentuara gjatë mbledhjes së Task Forcës së Turizmit.



