Ndërtuesit në Tiranë që nuk kanë zbatuar detyrimet dhe kushtet e sigurisë kanë një javë kohë për të marrë masat, ndryshe do të përballen me ligjin. Ky është ultimatumi i vënë nga kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qëndro, pas aksionit të ndërmarrë sot në Tiranë.



