Kremtohen Pashkët ortodokse (VIDEO)

Kremtohen Pashkët ortodokse (VIDEO)

Qytetarë të shumtë zhvilluan meshat që përkujtojnë ringjalljen e Krishtit pas të premtes së zezë. Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë po kremtojnë festën e Pashkëve, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq. Gjatë mesnatës së të shtunës, dhjetëra besimtarë ortodoksë të Shqipërisë dhe Tiranës mbajtën meshën e kremtimit të Pashkëve.

E Premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës. Kjo festë cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë. Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrenjve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar. Sipas kryepeshkopit Janullatos, i cili ishte i pranishëm gjatë meshës së mbajtur, dëshpërimi dhe shqetësimi janë përhapur në të gjithë shoqërinë dhe zhgënjimi është duke shtypur zemrat, ndërsa ai u lut për dashuri dhe paqe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy