
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se ka një mundësi të re për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhëna që u mungojnë.
Kushi njofton se në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ftohen të interesuarit që të plotësojnë formularin dhe të zgjedhin një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave.
Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 - 16:00.
Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet tona mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju asistuar në këtë proces.



