Që pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit të 2019, rindërtimi në Laç, po ecën me ritme të shpejta.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga puna që po bëhet për rindërtimin e 524 pallateve dhe shtëpive të reja në Laç.
“Mirëmëngjes dhe me zemrën e re të Laçit pas katastrofës së 26 nëntorit tragjik, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Zona 1 e lagjes së re në Laç financohet nga qeveria turke, ndërsa zona 2 nga qeveria shqiptare.
Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane.
Pallatet e reja, spitali i ri, godina e re e bashkisë, shkollat dhe mjediset sportive e rekreative që do të ndryshojnë faqen e këtij qyteti, bashkë me cilësinë e jetës për 800 familje të prekura nga tërmeti i 2019.
Më herët, shefi i qeverisë ka deklaruar se shpreson që 524 shtëpitë në Laç për të prekurit nga tërmeti, të përfundojnë në gusht.



