Instituti i Sigurimeve Shoqërore duhet të bëjë evidentimin në kartela të veçanta financiare të detyrimeve të paguara tashmë nga disa përfitues, nga dhjetori 2010 deri në prill 2016, vendosi qeveria të mërkurën. Këto shuma i kthehen çdo kreditori të shpallur në këste të barabarta, në periudhën nëntor i këtij viti deri në maj 2017.



