Covid-19/ Stroka: Pandemia mund të zgjasë deri në vitin 2022, kujdes fëmijët nën 5 vjeç (VIDEO)

Covid-19/ Stroka: Pandemia mund të zgjasë deri në vitin 2022, kujdes fëmijët nën 5 vjeç (VIDEO)

Për mjekun Dilaver Stroka rritja e kurbës së të prekurve me Covid-19 ishte e pritshme.

Stroka ngre alarmin se pandemia mund të zgjasë deri në vitin 2022 duke u bërë thirrje prindërve të kenë kujdesë edhe për fëmijët nën 5 vjeç përshkak se edhe tek ata ekziston rreziku i infektimit. 

I ftuar në studion e lajmeve përmes një lidhje me Skype për televizionin TVT, ai theksoi se personat që mund të preken më lehtë nga Covid-19 janë të gjithë ata që vuajnë nga tensioni i lartë, sëmundja e sheqerit dhe nga sëmundjet e mushkërive, duke përfshirë azmën dhe sëmundjet e bronkeve që janë karakteristikë edhe për personat duhanpërirës.

Ai u shpreh se të gjitha këto kategori sëmundjesh, krijojnë mundësinë që këta persona që i mbartin të preken më lehtë dhe të kalojnë në forma më të rënda dhe kjo vlen veçanërisht për moshat e mëdha.

Dr.Stroka ndër të tjera vuri në dukje se moshat fëminore nën 5-vjeç, mund të shfaqin forma mjaft të rënda të shëndetit për shkak të infektimit nga COVID.

Sipas tij, fëmijët shfaqin jo vetëm temperaturë të lartë, por edhe puçra, skuqje të pëllëmbëve të duarve dhe të tabanëve të këmbës, dëmtime në zemër që nis me dhembje dhe dëmtim të damarëve të gjakut.

Ai theksoi se kjo sëmundje mund të shkaktojë gjendje shoku, e cila mund të ketë një vdekshmëri të lartë, nëse nuk vlerësohet që në momentet e para.

Për të, pavarësisht kurbës në rritje të rasteve të reja me Covid-19 në vend, Shqipëria e ka menaxhuar mjaft mirë situatën e koronavirusit dhe kjo falë ekspertizës së mjekëve dhe specialistëve shqiptar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy