8 nëntor, Dita Botërore e planifikimit të qyteteve

8 nëntor, Dita Botërore e planifikimit të qyteteve

Dita Botërore e Urbanizimit e njohur edhe si Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve, u shënua për herë të parë në vitin 1949 në Universitetin e Buenos Aires, me qëllim që të shtojë interesin publik dhe atë profesional për planifikimin.

Çdo 8 nëntor kjo datë shënohet në më shumë se 30 shtete në katër kontinente.

Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve është ditë e rëndësishme për çdo qytetar të botës që dëshiron qytet më funksional, lagje më urbane, mjedis të mbrojtur dhe të menaxhuar me më shumë kujdes, përgjegjësi më të lartë qytetare.

Përmbushja dhe respektimi i këtyre dëshirave ndihmon që të shmangemi nga praktikat e deritashme me ndikim në zhvillimin e qyteteve tona, shpesh të pamenduar mirë dhe me pasoja të papërmirësueshme.

Aktualisht, në mesin e telasheve dhe sfidave që përballemi si shoqëri, padyshim se bëjnë pjesë edhe telashet e zhvillimit urban dhe ndërtimit. Në këtë aspekt, përpos pakënaqësisë kolektive për situatën, opinioni i përgjithshëm është se nuk është punuar sa duhet dhe si duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy