
Gjiganti teknologjik, Apple, e ka njohur territorin e Kosovës në hartë me sistemin e ri operativ, të lansuar të hënën.
Për dallim nga softuerët e kaluar, me sistemin iOS15 tek iPhone kufijtë, e Kosovës shënohen me vijë të plotë e jo më të ndërprerë.

Sistemi iOS15 është lëshuar në të njëjtën kohë me telefonin e ri, iPhone 13. Ky sistem përkrahet edhe nga telefonat më të vjetër, që nga ai iPhone 6s.
Gjatë vitit të kaluar, nisma “Put Kosovo on Apple Maps”, kishte iniciuar një peticion së cilës iu bashkuan rreth 200 mijë njërëz, mes të cilëve edhe artistët e njohur shqiptar në arenën ndërkombëtare, si Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha, të cilët kërkonin që të vihej Kosova në harëtn e Apple, sikurse vendet tjera në botë.



