Manastirliu: Që në klasën e gjashtë, kurrikulë për orientimin e karrierës

Manastirliu: Që në klasën e gjashtë, kurrikulë për orientimin e karrierës

Ka nisur nga shkolla e mesme profesionale “Hysen Çela“ në Durrës, fushata e komunikimit intensiv të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrisë e Financave dhe Ekonomisë, bashkitë, strukturat arsimore, mësues, nxënës dhe prindër, për orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional, si rruga drejt punësimit të sigurt.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, tha se ky komunikim intensiv do të shtrihet në të gjithë shkollat e vendit, për të orientuar nxënësit drejt arsimit profesional dhe marrjes së një zanati.

Manastirliu deklaroi se fushata që ka nisur do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit dhe ka për objektiv që të informojë mësuesit, prindërit, nxënësit se sa i vlefshme është zgjedhja e një zanati, se sa e vlefshme është zgjedhja e një profesioni që në moshë të hershme.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit e vuri theksin tek fuqizimi i bërthamave të këshillimit të karrierës në shkolla.

Kemi vendosur që bërthama e këshillimit dhe drejtimit të karrierës në shkollë të mundet të operojë duke filluar nga klasa e gjashtë.

Klasa e gjashtë, duke filluar nga ky vit, në kurrikulën e saj, do të ketë të përfshirë edhe orientimin e karrierës dhe kjo do të shtrihet edhe në klasën e shtatë, të tetë, përveç klasës së nëntë që aktualisht e ka këtë drejtim.

Këshillimi i karrierës që në moshë të hershme do të përfshihet në mënyrë intensive në kurrikulën shkollore, në mënyrë që trinomi që ne kemi kaq të rëndësishëm: prind, nxënës, mësues, të mundet që të bashkërendojë edhe zhvillimin profesional të karrierës së çdo nxënësi.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy