Dita e Infermierëve/ Meta: Përmirësimi i kushteve dhe trajtimi i duhur financiar për ta

Dita e Infermierëve/ Meta: Përmirësimi i kushteve dhe trajtimi i duhur financiar për ta

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierëve.

Në ditën e tyre, presidenti i vendit Ilir Meta, ka përgëzuar të gjithë punën dhe misionin e infermierëve, sidomos në këtë kohë pandemie duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre.

Ndër të tjera Meta thekson se përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar për infermierët është vendimtar.

 “Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm.

Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor”, shkruan Meta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy