Balla nga Kamza: Senati i shkollës të bashkëpunojë me policinë që asnjë nxënës të mos bjerë pre e trafikantëve

Balla nga Kamza: Senati i shkollës të bashkëpunojë me policinë që asnjë nxënës të mos bjerë pre e trafikantëve

Në kuadër të takimeve, për të prezantuar elementë të Paketës së Sigurisë në Shkolla, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ishin në shkollën “Ibrahim Rugova”.

Balla u kërkoi nxënësve e veçanërisht Senatit, të bëhen më bashkëpunues me policinë duke komunikuar më shumë me ta, e ndarë shqetësime e informacion.

Me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Ministrinë e Arsimit dhe rolin e veçantë të Policisë së Shtetit duam të krijojmë më shumë siguri në shkolla dhe perimetrin që i rrethon.

Në këtë përpjekje të përbashkët edhe Senati i Shkollës ka rol të rëndësishëm për të krijuar bashkëpunim mes oficerit të sigurisë, mësuesit.

Policia e Shtetit është në këtë pozicion për të kryer detyrën me përpikmëri. Prindërit tuaj paguajnë taksa, që ne të bëjmë detyrën për të garantuar sigurinë tuaj, u kemi dhënë besën, ta bëjmë më mirë këtë punë sesa deri tani.

Senati duhet të marrë vendim, që do bashkëpunojë me Policinë e Shtetit që asnjë prej nxënësve të mos bjerë pre e rrjeteve të trafikantëve.

Punonjësit e policisë janë në detyrë të garantojnë sigurinë tuaj. Kemi hyrë në fazë të re, me Paketën e Sigurisë në shkolla.

Edhe me ju, nxënësit duam të kemi bashkëpunim më të mirë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy