Vendimi i qeverisë që detyron kompanitë e transportit ajror, tokësor dhe detar për të paguar një tarifë shtesë prej 200 lekësh për çdo udhëtar, pritet të çoj në rritjen e çmimit të biletave. Kryetari i Shoqatës së Transportit urban dhe ndërurban Dashnor Mema, thotë se për këtë vendim qeveria nuk është konsultuar me grupet e interesit.



