60 familje të zonës ‘5 Maji’ në Tiranë nuk kanë ende asnjë përgjigje nga bashkia e Tiranës se kur do të nisë ndërtimi i banesave të tyre dhe kur do të futen në shtëpitë e reja sikurse u është premtuar. 1 vit nga shembja e shtëpive në këtë zonë ende nuk janë pastruar rrënojat, ndërsa ndërtimi mbetet një premtim i largët.



