SHBA, protestat për plagosjen e Jacob Blake / Një i vdekur dhe dy të plagosur në Wisconsin: Shpallet gjendja e jashtëzakonshme (VIDEO)

SHBA, protestat për plagosjen e Jacob Blake / Një i vdekur dhe dy të plagosur në Wisconsin: Shpallet gjendja e jashtëzakonshme (VIDEO)

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë protestave masive që kanë shpërthyer në qytetin Kenosha në Wisconsin pas plagosjes së afro-amerikanit Jacob Blake, i cili u paralizua pasi u qëllua pas shpine nga policia.

Referuar deklaratave të familjes, Blake është i “paralizuar nga mesi e poshtë” dhe mund të humbasë përgjithmonë funksionimin e këmbëve.

Ai do t’i nënshtrohet një operacioni me qëllim rikuperimin e nervit të dëmtuar”, u shpreh për mediat një i afërm i tij.  

Nëna e 29-vjeçarit afro-amerikan, Julia Jackson, ndërkohë u ka bërë thirrje protestuesve të protestojnë paqësisht.

Nëse Jakobi do të ishte i vetëdijshëm se çfarë dhune dhe rrëmujash kanë plasur në Kenosha, ai tani do të ndjehej shumë i mërzitur”, tha Jackson.

Kjo ngjarje vjen tre muaj pas protestave të dhunshme që tronditën vendin për afro-amerikanin, John Floyd, i cili u vra gjatë arrestimit të tij në Minesota.

Guvernatori i Wisconsin, Toni Evers ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas përleshjeve masive mes protestuesve dhe forcave policore.

Për të dytën ditë radhazi protesta të shumta kanë përfshirë SHBA-të, pasi të dielën policia e Wisconsin qëlloi me armë duke plagosur një person me ngjyrë, në kohën që ai po hipte në automjetin personal dhe teksa fëmijët e tij po shikonin ngjarjen nga makina.

E gjithë skena e rëndë u filmua me celular dhe u publikua në rrjetet sociale, duke shkaktuar një zemërim të qytetarëve të Kenoshës, për dhunën e pajustifikuar të policisë ndaj një personi të paarmatosur.

I riu u qëllua mbi 7 herë nga mbrapa me pistoletë, ndërsa efektivët e policisë kishin shkuar për ta arrestuar pas një telefonate për dhunë në familje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy