Stojku: Karantina rrit tensionet familjare, duhen mekanizma parandalues

Stojku: Karantina rrit tensionet familjare, duhen mekanizma parandalues

Përtej efektit financiar, për shkak të mbylljes së pjesë më të madhe të bizneseve, karantina pritet të ketë edhe pasoja psikologjike, që mund të gjenerojnë konflikte me kalimin e kohës. Në kushtet e karantinës, grafiku emocional negativ mund të rritet. Ish-deputeti Edmond Stokju, mjek në profesion, sugjeron që krahas masave të tjera, të ndërtohen edhe mekanizmat që parandalojnë tensione në mesin e njerëzve që rrinë të mbyllur.

Ngrini Komitetin Kombëtar, ndërtoni strategjinë kombëtare, ndajini politikat sektoriale, krijoni grupet e punës, vendosni afatet e veprimit sipas manualeve psiko-mjekësore, vendosni standardet e reja të komunikimit mediatik dhe specifik sipas rastit, moshor, gjinor profesional, intelektual etj... Shembull sa për kujtesë, mediat italiane. Kjo është emergjenca e vërtetë kombëtare. Grafiku emocional negativ, familjar e shoqëror po rritet, temperatura premton tension. Ndiejeni sa s'është vonë, se pastaj do jetë shumë vonë. Le të fillojmë të marrim masat, të ndërtojmë barrikadat e cunamit emocional negativ. Akoma s'kuptohet, por ndihet”, shkruan Stojku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy