Koronavirusi, vijon situata e rënduar në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi, vijon situata e rënduar në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut vijon të përballet me një situatë të rënduar për sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit në vend kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 125 persona të tjerë.

Gjithashtu 2 persona kanë humbur betejën me virusin duke e çuar në 151 bilancin total të viktimave. Shkupi vazhdon të mbetet vatra e rasteve të reja dhe sipas raportit, në kryeqytet janë shënuar 46 raste.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga nisja e pandemisë ka arritur në 2915 prej të cilëve 1,640 janë shëruar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka sqaruar se numri i lartë i të infektuarve ka të bëjë me mosrespektimin e masave mbrojtëse, por edhe me numrin e lartë të testeve të kryera, që sipas tij është më i lartë, krahasuar me vendet e rajonit.

Sakaq, që nga dita e premte qytetet më të prekura si Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi janë në izolim të plotë. Ndalimi i lëvizjes në këto qytete do të vazhdojë deri të hënën në 05.00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy