Përfundon procedura e parë laparoskopike hernioplastike në Spitalin Memorial të Fierit

Përfundon procedura e parë laparoskopike hernioplastike në Spitalin Memorial të Fierit

Në Spitalin Rajonal të Fierit, është zhvilluar procedura e parë Laparoskopike Hernioplastikë, e cila ka rezultuar me sukses.

Këtë e ka bërë të ditur vetë mjekja në Spitalin Rajonal të Fierit, Rudina Degjoni, përmes një postimi në median sociale Twitter. 

“Procedura e Parë Laparoskopike Hernioplastikë Plotësisht Ekstra-Peritoneale u përfundua me sukses”, shkruan ajo.

Edhe më herët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në median sociale Twitter, ka bërë me dije se është kryer ndërhyrja e parë kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit është një investim i Republikës së Turqisë, në të cilin do të aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy