Ekspertja e IT dhe blogerja Marinela Pasbakhsh, ndan mendimin se raporti mes kunatave duhet të jetë bazuar në respekt dhe duke i lënë nuses së re hapësirën e saj.
Ajo tha për “MCN Informacion”, se nuset e reja kanë shumë nevojë për pavarësi, që të dinë që është ajo dhe burri im që po krijojnë familje.
Të trajtojmë një fenomen që fatkeqësisht ekzistoka që motra e burrit nuk ka një marrëdhënie aq të mirë me nusen e vëllait dhe trajtimin e kësaj teme e nisa marrë spunto nga një vajzë dhe problemin që ajo kishte me motrën e burrit.
Kam edhe nusen e vëllait, kam edhe motrat e burrit dhe jam kunatë nga të dyja anët.
Unë burrin nuk e kam shqiptar dhe kunatat janë më mendjehapura. Dikush që vjen e re në familjen tënde, pritet të bëj për vete burrin dhe njerëzit e tij.
Bashkëshorti im është iranian dhe kulturën e familjes e kanë si ne. Por nuk e kanë pritshmërinë që unë si nuse duhet t’i afroj.
Te kunatat e mia vura re që morën ato iniciativa në fillim dhe më pritën mirë.
Besoj që edhe përmbajtja ka variuar shumë edhe në familjen tradicionale shqiptare. Në Mallakastër thuhej se bija është bijë pragu dhe luan vendi ti i jep të drejtën që dhe pas martese të ketë vendimmarrje.
Për nusen e vëllait, e vura veten në vendin e saj dhe nuk e kam parë asnjëherë me nënvlerësim dhe i thashë vëllait se edhe nëse unë do luaja mendsh, ti do mbash gjithmonë anën e saj. Unë nuses së vëllait tim i jap një mendim, nuk imponohem.
Nuset e reja kanë shumë nevojë për pavarësi, kanë nevojë të dinë që jam unë dhe burri im që po krijoj familje.
Unë mendoj se nuk e duan burrin pa familje, por duan të krijojnë familjet e tyre.



