Sezoni turistik i ka gjetur pronarët e hoteleve dhe restoranteve në Shëngjin pa punëtorë. Ata thonë se shkak është emigrimi, por një tjetër faktor është edhe paga e ulët.
Drejtori shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, Bardh Dedgjonaj thotë se është përballur me një fluks kërkesash nga bizneset për punonjës, por nuk është arritur që t’iu plotësohen nevojat.
Në mungesë të punonjësve vendas, në Shëngjin janë të shumtë punëtorët sezonalë të ardhur nga vende të rajonit. Ata thonë se ndihen mjaft mirë dhe se janë të kënaqur me pagën dhe kushtet e punës.



