Kushi me homologun austriak: Forcojmë bashkëpunimin në arsim dhe shkencë

Kushi me homologun austriak: Forcojmë bashkëpunimin në arsim dhe shkencë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim pune Ministrin Federal të Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit të Austrisë, Martin Polaschek.

Gjatë këtij takimi u diskutua forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës.

Vlerësova maksimalisht bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve tona, veçanërisht protokollin ekzistues që nga viti 2016 i cili parashikohej deri në fund të këtij viti dhe dakordësuam për ta rinovuar dhe përmirësuar më tej këtë bashkëpunim. Madje në një kohë sa më të shpejtë ne mund të nënshkruajmë marrëveshjen e re.

Kushi falënderoi qeverinë austriake për kontributin konkret në fushën e arsimit, duke nisur që nga shkolla “Peter Maringer” në Shkodër, një shkollë e orientuar në Teknologjinë e Informacionit, për të cilën Ministria e Arsimit, qeveria shqiptare, jep kontribut me  bursa studimi për 84 nxënës, një shkollë e cila gjatë gjithë këtyre viteve ka dëshmuar që është një shumë i mirë dhe jep kontribut në formimin e të rinjve.

Në fushën e arsimit të lartë dy ministrat diskutuan edhe rreth prioritetit të qeverisë shqiptare që është ndërkombëtarizimi i universiteteve, ku ministrja ka vlerësuar veçanërisht bashkëpunimin konkret midis Universitetit Boku të Vjenës dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ministrja Kushi shprehu angazhimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe të qeverisë shqiptare për ta forcuar dhe thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy