Virologia italiane këshillon njerëzit se si të mposhtin COVID-19

Virologia italiane këshillon njerëzit se si të mposhtin COVID-19

Vilorogia e njohur italiane Ilaria Capua parashikoi se shkaku i valës së dytë Covid-19 do të jenë vetë njerëzit.

“Virusi nuk ka krahë dhe pandeminë e mbajmë gjallë ne. Virusi përhapet nga njerëzit që e bartin atë. Me papërgjegjshmërinë tonë, ne do të krijojmë valën e dytë të infeksionit Covid”, tha ajo në një intervistë.

Ajo shtoi për SkyTG24 se “përmes veprimeve tona ne mund ti lëmë virusit një hapësirë ​shumë minimale në mënyrë që të mos jetë në gjendje të mos na vrasë sepse ai pa vaksinë nuk do zhduket”.

“Ne kemi parë tashmë që në Itali koronavirusi ka qarkulluar që nga mesi i muajit dhjetor, kështu që nga mesi i dhjetorit deri në mes të shkurtit Covid ka qarkulluar pa shkaktuar shumë telashe, pra frenimi i agresivitetit të tij është e mundur”.

Virologjia italiane foli edhe për rastet e reja me koronavirus, që po shtohen. Sipas saj, ato janë tregues i asaj që po ndodh; bashkëjetesës me Covid dhe kërkoi që vëmendja të mbahet te prurjet në repartet e terapisë intensive.

Ilaria Capua tha se numrat jo gjithmonë janë tregues.

“Edhe për disa kohë ne do të na duhet të bashkëjetojmë me koronavirusin, sepse ai nuk do të largohet pa vaksinë. Por duke qenë se tani dimë si ta menaxhojmë dhe duke mos bërë të njëjtat gabime, do mund ti bëjmë ballë infeksionit”, tha Capua duke shtuar “Sfida e madhe është të gjejmë një mënyrë për të qenë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit, kjo mund të ndodhë vetëm nëse të gjithë punojmë së bashku duke aplikuar masat thelbësore për të ngadalësuar infeksionin. Në ato vende ku kurba e pandemisë është në rrafsh, virusi po vazhdon të qarkullojë por me pak se aty ku kurba është në ngritje”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy