
Çdo udhëtar që do të kalojë në doganën e Qafë-Thanës për të shkuar në Maqedoninë e Veriut, nga data 1 shtator e ka të detyrueshme të ketë me vete tamponin e Covid-19, ose certifikatën e vaksinës.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë bën të ditur se vendimi është marrë gjatë ditës së sotme dhe vjen si rezultat i rritjes së rasteve të reja që ka prekur vendin tonë, por edhe shtetet e tjera të rajonit.
Njoftimi i plotë:
Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.
Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë). Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.



